Interi udhëton drejt Leçes për të hedhur pas krahëve eliminimin nga kupa e Italisë nga Bologna. Zikaltrit, në fakt, nuk do të kenë shërbimet e Lautaro Martinezit, i cili pati lodhje muskulore, duke u larguar nga fusha që në pjesën e parë të takimit me Bolognan.

Inzagi nuk ka ndërmend të rrezikojë një dëmtim më të rënë, që do ta mbantë jashtë fushës argjentinasin për një kohë më të gjatë.

Përkrah Thuramit në sulm do të luajë Arnautovic, I cili deri tani nuk ka bindur me performancat e tij. Pra do të jetë një lloj testi i ri për sulmuesin austriak transferta me Lecen.

Seanca stërvitore e kësaj të premteje do t’i japë informacionin duhur stafit edhe për gjendjen e Sanchez dhe De Vrij, të cilët edhe nëse do të grumbullohen për ndeshjen e radhës, do të jenë maksimumi në stolin e rezervave.