Interi ishte ne trenin e fundit për të konfirmuar pas dy ndeshjeve të fundit të mira të luajtura para pushimit botëror se mund te besoje deri ne fund te Scudetto dhe keshtu ka ndodhur duke mos humbur stacionin e vendeve te para ne renditje dhe duke i shkaktuar Napolit humbjen e pare ne sezon ne Serie A pas 15 javesh.

Nje ndeshje qe ka pare djemte e Inzaghit te terbuar per te arritur fitoren dhe rihapur garen Scudetto. Nje gare qe tashme behet e zjarrte sepse ne fakt Milani falenderon dhe eshte 5 pike larg, kurse Juventusi vetem 7 pike larg. Interi ne 8 pike larg kreut…

Nga ana tjetër, megjithatë, është e para e klases: Napoli dërrmues i Luciano Spalletti. Napolitanët kanë luajtur deri më tani një kampionat të bujshëm dhe tashmë kanë zënë krye të renditjes për muaj të tërë, përpara Milanit të vendit të dytë. Kujtojmë gjithashtu se Azzurri-t vijnë nga njëmbëdhjetë fitore radhazi në te gjitha kompeticionet.

Pjesa e pare – Inter-Napoli eshte ndeshja qe mbyll javen e 16-te te Serie A. Zikalterit e kane nisur mjaft fort sfiden dhe kane rrezikuar me Di Marco por me pas kane nisur te shuhen duke i lene zoterimin e topit Napolit qe megjithate nuk ka thumbuar, deri kur pas minutes se 30-te ka qene Zielinski ai qe ka provuar porten.

Por, rasti me i mire eshte shfaqur ne kembet e Darmian, qe pas nje kombinimi tresh mes Lukaku dhe Dzeko, e ka gjetur topin ne zone si nje penallti ne levizje, duke goditur fort dhe derguar topin mbi traun e portes napolitane.

Pjesa e dyte – Interi e ka nisur pjesen e dyte si te paren duke dominuar dhe tentuar porten e Meret deri sa Edin Dzeko qe ka gjetur golin e tij personal me koke pas nje asisti te bukur nga Di Marco. Nje tjeter ndeshje do te nise tani ne San Siro, teksa tifozeria zikalter shtyn… Interi ka vazhduar te kerkoje golin e dyte por per 30 minuta me pas Napoli ka qene ai qe ka mare ne dore ndeshjen dhe ne fund ka futur te gjithe sulmuesit duke gjetur nje mbrojtje te hekurt zikalter.

Ne fakt, rasti i vetem i shfaqur ka qene ne kembet e Raspadorit, qe ka goditurt i sigurte por Onana ka grushtuar ne trajektoren e topit ne te vetmen here qe goditja e Naspolit ka qene ne kuadrat.

Formacionet – Tekniku Simone Inzaghi ka zgjedhur si zakonisht formacionin 3-5-2, ku në portë është pozicionuar Onana e përballë tij treshja e mbrojtjes Acerbi, Baston e Skrinar. Darmian e Di Marco nga krahët janë në suport të mbrojtjes e mesfushës, e cila përbëhet nga Barella, Mkhitaryan dhe Calhanoglu. Ndërsa, sulmi i është besuar dyshes Lukaku-Dzeko.

Në krahun tjetër, tekniku Luciano Spalleti ka zgjedhur formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Alex Meret. Mbrojtja me katër përbëhet nga Di Lorenzo, Kim Min-Jae, Rrahmani dhe Olivera. Në mesfushë janë pozicionuar Zambo-Anguissa, Lobotka dhe Zielinski, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Kvartashkelia, Osimhen dhe Politano.

Ndeshjet e tjera – Dita e sotme e Serie A, java e 16-te, pa Milanin ne fushe ndaj Salernitana te fitonte me rezultatin 2-1 me golat e Leao dhe Tonali, ndersa Sassuolo u mund 1-2 nga Sampdoria. Ne dreke ishte direkt radha e Torinos qe barazoi ndaj Verona-s dhe Atalanta qe ndaloi ne 2-2 ndaj Spezias.

Lazio e Sarrit pesoi nje humbje te rende ndaj Lecces qe permbysi gjithcka pas golit te Immobiles, ndersa Roma-s i mjaftoi nje gol me penallti nga Pellegrini qe 5 minutat e para per te siguruar 3 piket.

Pasditja vazhdoi gjithashtu duke pare Juventusin te fitonte mes vuajtje ne fushen e Cremonese me golin ne frymen e fundit ndaj Milik ne goditje denimi duke arritur keshtu ne 7 fitore radhazi dhe duke mos pesuar asnje gol. Barazim 1-1 mes Fiorentina-s dhe Monza-s./telesport/