Në futbollin japonez ka ndodhur një episod i përçudshëm. Skuadra Aomori Yamada ka “shpikur” një potez të çuditshëm për t’i mashtruar 11 futbollistët e ekipit kundërshtar, që ishin rreshtuar në vijën e portës gjatë ekzekutimit të një indirekti.
Interneti nuk fal asgjë. Edhe nëse pamjet vijnë nga Japonia ato me shpejtësi të dritës bëhen virale. Dëshmia më e pastër është ajo e ndeshjes Aomori Yamada dhe Kammimura Gakuen, që u zhvillua në futbollin e ulët japonez.
Aomori Yamada u përoq që me anë të një mashtrimi të çuditshëm ta vinte në befasi ekipin kundërshtar gjatë kohës së ekzekutimit të një indirekti. Pamje këto që menjëherë mbuluan rrjetin.
Sidoqoftë, në fund kjo tentativë nuk mori një epilog shumë të mirë, pasi topi përfundoi në murin e ekipit kundërshtar. Një goditje që u përshkrua si “inovative”, duke përdorur edhe sarkazmin, natyrisht. Këto përpjekje shkuan huq, meqë Aomori Yamada u eliminua nga turneu në fjalë, duke pësuar humbje 2:1 nga Kamimura Gakuen.
Japonia gjatë këtyre viteve po gëzon një zhvillim të konsiderueshëm të futbollit. Diçka që mund të vihet re lehtë edhe nga vetë kombëtarja japoneze, e cila në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës ka bërë paraqitje shumë të mira.
Madje, Japonia në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar arriti që ta lënte jashtë grupit një kombëtare gjigant siç është Gjermania. Në 1/8 e finales japonezët barazuan në kohën e rregullt kundër Kroacisë, por në penallti gjetën eliminimin./nacionale.com/
Kliko linkun e meposhtem per te pare videon: