Pas  Kukësit, Vllaznia ndal edhe Partizanin. Përsëri me një barazim, këtë herë 1-1. Dhe nga keto dy barazime, ai qe ka perfituar padyshim qe ka qene Skenderbeu. Por ne rradhe te pare, nga dy barazimet e fundit ka perfituar skuadra shkodrane sepse ajo tashme eshte ngjitur ne vendin e katert te renditje. Pjesa e parë: Sinjalin e parë e japin vendasit me Çinarin pas 6 minutash lojë, sulmuesi provon me një goditje nga rreth 25m por Alban Hoxha largon rrezikun në goditje këndi. Partizani përgjigjet pas 19 minutash me Ekuban që ka rastin më të mirë për zhbllokuar ndeshjen pas një pasimi të shkëlqyer nga mesfusha. Sulmuesi edhe pse në pozicon të favorshëm gabon dhe topi përplaset me shtyllën. Miqtë kanë një tjetër mundësi me Ekuban në të 35-tën pas një kombinimi të Trashit me Mazrekajn. Kosovari pason për sulmuesin në qendër të zonës, por 23-vjeçari nuk arrin ta shtyj topin në rrejtë. Vllaznia rrezikon sërish me Çinarin që provon nga distanca, por Hoxha mbyll saktë. Ky fraksion mbyllet me një tjetër aksion të rrezikshëm të kuqebluve me protagonist Çinarin, që regjistroi tentativën e tretë në këtë pjesë.

Pjesa e dytë: Në minutat e parë të këtij fraksioni rastet e pastra mungojnë për skuadrat që luftojnë më tepër në mesfushë. Vllaznia mbron mirë dhe sulmon me të gjitha forcat. Në të 69-tën Hebaj është i pafatë. Sulmuesi pas një pasi të bukur të Çinarit, del i vetëm përballë portierit Hoxha dhe godet menjëherë, por është i pafatë pasi topi përplaset dy herë në traversë dhe Krasniqi e largon mbi vijën fatale. Vllaznia luan mirë në këto minuta dhe gjen avantazhin në të 77-tën me anë të Rubin Hebaj, që realizoi një gol të shkëlqyer pas një goditje dënimi. Ky ishte goli i katërt sezonal për shkodranin e talentuar. Festa e shkodranëve zgjat shumë pak, pasi Ekuban barazon rezultatin pas 3 minutash. Sulmuesi i “vjedh” topin njërit prej mbrojtësve kundërshtar dhe barazon gjithçka me një goditje të fortë. Në minutat e mbetura Partizani sulmon me të gjitha forcat, por Vllaznia mbrohet mirë dhe në fund merr një pikë të merituar.
© shkodrasport.com