Jan Zomer po afrohet gjithnjë e më shumë me Interin. Negociatat rraskapitëse për portierin zviceran janë në fazën përfundimtare.
Lajmi për marrëveshjen verbale mes zikaltërve dhe Bajernit të Mynihut ka mbërritur nga Gjermania, aq sa një mbyllje e marrëveshjes pritet nga java e ardhshme, kur Simone Inzagi do të mund të ketë përforcimin që priste mes shtyllave. Shifra në fjalë është 4 milionë euro plus bonuset, një shpenzim i ndërmjetëm mes klauzolës (6 milionë euro) dhe 4 milionëve që Interi donte të shpenzonte pas shitjes së Onanës te Mançester Junajtidi.
Prioriteti i merkatos së Interit ishte pikërisht ai i numrit një, duke qenë se ndaj Al-Nasr Inzagi duhej të aktivizonte Stankoviçin dhe Di Xhenaron.
Bajerni është gjithashtu në turne në Japoni dhe kjo mund të favorizojë një ardhje të shpejtë të Zomerit, pavarësisht se ndeshja e dytë dhe e fundit për italianët do të jetë kundër PSG-së të martën, ndaj ka shumë të ngjarë që transferimi të zyrtarizohet me ekipin tashmë të kthyer në Itali.