Nga Endri ÇINARI

Këto dy javë të muajit mars do i dedikohen futbollit të kombëtareve në mbarë Europën. Përjashtim nuk bëjnë as grup moshat e 21-vjeçarëve. Ku Shqipëria do ketë dy sfida shumë të rëndësishme për kualifikueset e Europianit. E para në datën 22 kundër Finlandës dhe e dyta në datën 26 kundër Zvicrës.

Të besuarit e Bushit aktualisht janë në vendin e 3-të në grupin e tyre dhe kanë shanse të mira për të arritur diçka të madhe. Në Shkodër e kanë parë disi me skepticizëm listën e të grumbulluarve nga ish-sulmuesi. Kjo si pasojë e lënies jashtë liste të Rejan Alivodes. Mesfushorit kuqeblu që po spikat këtë edicion në Superiore me Vllazninë.

Por shkodranët duket se nuk do mungojnë të jenë pjesë e formacionit të kuqezinjëve të vegjël. Duke nisur nga mbrojtja ku një vend titullari pritet ti besohet Smajlit në të djathtë. Numëri 2 i Vllaznisë po konfirmohet si më i miri në pozicionin e tij në kampionat dhe pritet si titullar në sfidën kundër Finlandës. Në repartin e mbrojtjes titullar pritet edhe shkodrani tjetër, Elmando Gjini.

Qendër mbrojtësi që aktivizohet me Teutën në kampionatin tonë, ka spikatur që nga ardhja në janar në rradhët e durrsakëve. Autori i 5 golave deri më tani në Superiore, Ardit Nikaj pritet të ketë një fanellë titullari. Shkodrani i Skënderbeut ka qenë pjesë e vazhdueshme e grumbullimeve në kombëtare dhe kësaj rradhe pritet ta nisë nga minuta e parë kundër finlandezëve./www.shkodrasport.com/