Rasti i “dosjes” që doli nga hetimi i Peruxhias nuk ka prekur vetëm figura të politikës, ekonomisë dhe argëtimit, por edhe botën e sportit.

Përveç presidentit të Federatës Italiane, Gabriele Gravina dhe atij të Lacios, Klaudio Lotito, në fakt doli se në qendër të një plani spiunazhi përfundoi edhe Juventusi.

Sipas asaj që raporton “Corsport”, janë zbuluar dosje të paligjshme për të synuar kompaninë torineze gjatë viteve të presidencës së Andrea Anjelit.

Në veçanti, flitet për ndërhyrje të paligjshme në sistemet e informacionit që kanë të bëjnë me provimin e Suarez, Superligën, rikthimin e Alegrit, lamtumirën e Kristiano Ronaldos, por edhe llogaritë e vetë presidentit të Juventusit.

Objektivi ishte gjetja e provave të mundshme për të hedhur në erë menaxhmentin e mëparshëm ose të paktën për ta vënë në vështirësi, diçka që ndodhi më pas me hetimin e Prisma-s, i cili efektivisht hodhi në erë Bordin e Drejtorëve dhe ndikoi në rezultatet e skuadrës sezonin e kaluar, i cili u përjetua mes gjyqeve dhe penalizimeve.

Në Prokurorinë e Peruxhias, në hetimin e kryer nga prokurori Kantone, dyshohet se në raste të tilla fshihet puna e errët e “spiunëve” për të hapur procedime, që në të kundërt nuk do të kishin pasur mundësi të nisnin.

Ashtu si në historinë e provimit të farsës së Suarezit, për të cilin sipas “La Verità” u zbulua veprimtaria e paligjshme e një prokurori të drejtorisë kombëtare antimafia dhe një togeri nga Departamenti i Financave, të akuzuar për hyrje të paligjshme në sistemet e informacionit edhe në këto raste synimi ishte të hetoniin subjekte “të pavëmendshme”.

Doli gjithashtu se llogaritë bankare të Anjelit u kontrolluan një ditë pas shpalljes së Superligës dhe se pak ditë pas njoftimit të rikthimit të Alegrit te Juventus, pagesat jashtë vendit që i atribuohen lojërave online, filluan të zvarriteshin.

Ashtu si llogaria e Kristiano Ronaldos u hetua kur filluan të qarkullojnë thashethemet për lamtumirën e tij me “Zonjën”, në përpjekje për të prishur transfertën e dobishme për të shpëtuar llogaritë e bardhezinjve.Tashmë mbetet për t’u zbuluar vetëm emrat e “nxitësve”.