Është dita e Igor Tudor te Lacio. Trajneri kroat zbarkoi pasdite e djeshme në aeroportin Fiumicino të Romës dhe më pas shkoi menjëherë, i shoqëruar nga drejtuesit e klubit bardhekaltër, në qendrën sportive Formello për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me Lazion deri në vitin 2025.

Stërvitja e parë është planifikuar për të mërkurën, ndërsa debutimi i tij në stol në rinisjen e kampionatit me ndeshjen delikate ndaj Juventusit.

Trajneri i ri i Lazios, i cili merr skuadrën pas suksesit ndaj Frosinones me Martusciello në pankinë, (ndihmës i Sarrit) do të nisë aventurën e tij të re me dy sfida shumë të vështira, kundër Juventusit në 30 mars në kampionat, më pas më 2 prill në Kupën e Italisë Lazio do të luajë sërish kundër bardhezinjve dhe më pas më 7 prill është derbi kundër Romës.