A do të jetë Armando Broja në Europian? E kush do ta mendonte se do të vinim në këtë ditë. Nëse disa muaj më parë e mendonim suksesin e Shqipërisë për të arritur në Europian ose në Botëror lidhur vetëm me emrin e Brojës, kuqezinjtë ia dolën në këtë mision pa e përdorur yllin e Chelsea.

Tani pyetja shtrohet nëse ky futbollist do të jetë pjesë e listës së Euro2024. I ftuar në Procesi Sportiv, Redi Jupi nuk sheh shumë paqartësi në lidhje me këtë çështje.

“Për mua këto miqësore nuk janë test për Brojën, Broja do të jetë me 100% në Europian, janë lojtarë të tjerë ata që do të jenë në provë. Për mua Broja e ka të garantuar ftesën në Europian me 100%, nuk ka diskutime për të.

Luan apo nuk luan te Fulham, edhe nëse nuk luan fare te Fulham, Broja është i sigurt pasi diferenca e këtij lojtari në kualitet është shumë e madhe krahasimisht me lojtarët e tjerë. Trajneri do ia ketë thenë edhe privatisht, me siguri që po, do t’i ketë thënë: “Vendosu në dispozicion”, u shpreh Jupi. /Sport Ekspres/