Interi tani është vetëm 1 pikë larg titullit kampion në Serinë A.
Skuadra e Antonio Kontes ka bërë detyrën sot ndaj Krotones të vendit të fundit në klasifikim dhe ka marrë tre pikët që i nevojiten për të pasur thuajse garancinë e plotë për trofeun që mund të vijë matematikisht që nesër nëse Atalanta nuk merr tre pikët.
Ekipi i Kontes dominoi sfidën, ashtu siç pritej, por u ndal nga shtyllat në pjesën e parë të duelit.
Por në fraksionin e dytë të lojës, Konte gjeti zëvendësimin e duhur duke hedhur në fushë Eriksen. Danezi, i padëshiruar deri në janar, por vendimtar për pjesën e dytë të këtij edicioni për zikaltërit me gola të rëndësishëm, shënoi pas vetëm 4 minutash në fushë, duke çliruar zikaltërit të cilët dominuan dhe në fund mbyllën sfidën në shtesë me Hakimin.
Kështu, Milani ka një avantazh të ndjeshëm ndaj ndjekësit më të afërt, që është Atlanata. Nëse zikaltërit fitojnë nesër, atëherë festa e titullit shtyhet për javën tjetër, ku Interit i mjafton vetëm 1 pikë.
Por nëse Atalanta nuk bën detyrën në sfidën e saj në kampionat këtë javë, atëherë Interi do të shpallet që nesër zyrtarisht kampione e Italisë. /vipsport/