Armando Broja vazhdon shkëlqimin në Holandë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Viteshes, në huazim nga Çelsi.

Sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, në ndeshjen që Viteshe është duke luajtur ndaj Zvollës.

Broja pas një asisti perfekt nga Bruns në minutën e 27-të, është shkëputur në drejtim të portës kundërshtare dhe e ka mposhtur portierin, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Ky është goli i 11-të sezonal për Brojën, 10 në kampionat dhe 1 në Kupë, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet.