UEFA ka përditësuar sot koeficientët për klubet dhe kampionatet pas përfundimit të ndeshjeve në grupet e kompeticioneve europiane. Bie në sy se Shqipëria renditet në vendin e 49 nga 55 shtete.

Në bazë të paraqitjeve të skuadrave në Europë, Superliga shqiptare ka pësuar rënie nga një sezon më parë dhe ky padyshim qe eshte nje problem me vete per Federaten Shqiptare te Futbollit e cila duhet te nderhyje

Nëse në 2021-22 koeficienti matës i kampionatit ishte 1.625, këtë sezon koeficienti është 0.875. Në total pikët e kampionatit shqiptar janë 6.250, duke lënë pas kampionate si ai i Uellsit, Gjibraltarit, Maqedonisë së Veriut, Andorrës, Malit të Zi apo San Marinos.

Skuadra shqiptare më e mirë për paraqitjet në Europë është Laçi. Me 7.500 pikë kurbinasit lënë pas Partizanin, Teutën, Kukësin, Tiranën dhe Vllazninë.

Për paraqitjet e këtij sezoni, Laçi, Tirana dhe Vllaznia kanë një koeficient 1.500. Laçi mban vendin e 171 si klubi më i mirë shqiptar në Europë, Partizani i 254, Kukësi i 282, Tirana në vendin e 293 dhe Vllaznia e 338-ta në Europë.