Pasioni per futbollin eshte i madh tek ai. E ushtron me shume deshire dhe normalisht qe ka edhe shume endrra per te realizuar. Megjithate, i duhet te punoje fort dhe po ashtu shpreson edhe te kete fat, qe ne fakt shpeshhere eshte i nevojshem.
Anderson Filipi eshte nje nga lojtaret e ekipit Vllaznia U19 dhe pas fillimit te mbare te sezonit, ne fakt javet e fundit ka vuajtur nga nje demtim qe e ka lene larg fushave te blerta per disa kohe. Megjithate ai eshte i vendosur per te bere me te miren me kete ekip, me te cilin gjithmone ka enderruar te luaje.
Sulmuesi 18 vjeçar ka pranuar te flase per gazetaren Fabiola Caka duke dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka rrefyer menyren si e nisi futbollin dhe synimet e tij per te ardhmen.
– Anderson, si ka nisur ky rrugëtim per ju?
-Rrugëtimi im nisi në moshën 10 vjeçare ku si fillim luaja për ekipin e grupmoshës së vogël. Ishte trajneri ai i cili më spikati dhe më inkurajoi që të vazhdoja rrugëtimin drejt futbollit. Sot jam 18 vjec dhe u bën 8 vite që ndjek pasionin tim për futbollin.
– Po kaloni vitin e parë në përbërjen e klubit të Vllaznis, si ndiheni?
-Për mua është privilegj të jem pjesë e klubit të Vllaznise pasi gjithmonë kam qenë tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre. Dhe sot ndihem me fat dhe krenar që bëj pjesë në këtë klub.
– Cilat janë sakrificat që ka kaluar Filipi në karrieren e tij?
-Si çdo profesion edhe futbolli ka vështiresitë e veta. Një problem për futbollistët kryesisht, janë fushat ku sidomos në fillimet e mia nuk ishin në kualitetin e duhur dhe na e vështirësonin shumë zhvillimin e lojës.Gjithashtu kam hasur momente të vështira nga ana shëndetësore,dëmtime të ndryshme.Por falë zotit,mbështetjes së familjes dhe pasionit për futbollin i’a kam dalë.
= Sa jeni i kënaqur me arritjet tuaja dhe cilat janë objektivat personale për të ardhmen?
Secili nga ne kërkon më të mirën nga vetja e tij, gjithashtu edhe une mundohem dhe kërkoj nga vetja të jap maksimumin tim. Për mua është arritje që çdo ditë e më shumë më shtohet dëshira për futbollin, po ashtu edhe pjesmarrja në klubin e Vllaznisë. Objektivat për të ardhmen janë të pafundme. Një ndër to dhe më e rëndësishmja në fakt, është të përfaqesoj Shqipërinë me kombëtaren A duke dhënë më të mirën nga vetja ime dhe pse jo të bëj krenar vendin tim.
– Keni një idhull dhe nëse po ciliështë?
Jam një fans i Cristiano Ronaldos për mënyrën si stërvitet, për të qenë gjithmonë më i miri. Frymëzohem nga përkushtimi i tij dhe shpresoj që një ditë të ec në hapat e tij.
Intervistoi: Fabiola Caka