David De Gea do të vazhdoj të jetë një portier i Mançester Junajtid, të paktën deri në verën e vitit 2020. Kontrata e portierit spanjoll përfundonte në fund të këtij sezoni, por “Djajtë e kuq” kishin të drejtën për të rinovuar edhe për një vit kontratën e tij dhe nuk kanë hezituar ta përdorin këtë rinovim.

Duke qenë se në verë kontrata duhet të përfundonte, drejtuesit e klubit kanë menduar që ta rinovojnë në mënyrë që De Gea të mos ketë mundësi që të flasë me klube të tjera apo edhe të arrijë një akord me ndonjërin klub, duke u larguar në këtë mënyrë me parametra zero. Brenda këtij viti që është rinovuar tashmë, Mançesteri mund të arrijë të bindë De Gean për të rinovuar një kontratë më afatgjatë.

Në fakt, De Gea është dakord për të rinovuar, por ka kërkuar një rritje të ndjeshme të pagës dhe nga 270 mijë paund në javë që merr aktualisht, ai kërkon 350 mijë, aq sa përfiton edhe Aleksis Sançez. Të njëjtën kontratë me 1 vit të drejtë rinovimi automatik, kanë edhe 8 futbollistë të tjerë të Mançesterit siç janë Marsial, Smolling, Valencia, Xhons, Darmian, Perreira apo Uillson. /Erjon Allaraj-VipSport.al/