Donat Toma eshte “musketieri” i trete nga shkodranet qe do te luajne kete sezon per Vellaznimin e Gjakoves dhe do te jape kontributin e tij per ngjitjen ne Superligen e Kosoves.
Sulmuesi shkodran pas eksperiencave te kaluara tek Akademia Vllaznia, Veleçiku dhe se fundi Burreli, tashme ka nisur nje te re ne kampionatin kosovar te Liges se Pare.
Ne nje interviste dhene per “Shkodra Sport”, sulmuesi 23 vjeçar premton te beje me te miren per Vellaznimin qe ai te arrije objektivin e tij.
– Donat, cila eshte arsyeja qe zgjodhet Vellaznimin?
Arsyeja ishte projekti i klubit, tifozeria dhe tradita qe e lidh kete qytet me sportin.
– Ju kontaktuan vete drejtuesit e ketij klubi?
Po, me kontaktuan drejtuesit e klubit duke pas parasysh paraqitjet e mira qe kam pas sezonin e fundit me ekipin e Burrelit.
-E shihni kete ekip si nje trampoline per karrieren tuaj?
Te ardhmes nuk i dihet, por synimi im eshte per te ecur sa me lart.
– Cilat do jene synimet e skuadres ne sezonin e ri?
Nga ajo çfare na kane thene drejtuesit, objektivi do te jete ngjitja ne Superligen e Kosoves.
– Cili eshte premtimi juaj per tifozet gjakovare?
Une ju premtoj se do bej maksimumin ne stervitje, qe ne ndeshje te jap 100% tim per te shenuar sa me shum gola qe te ndihmoj ekipin te mberrije me objektivat e tij per ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/