Elvin Beqiri, ish-kapiteni i Vllaznise, sot aktualisht trajner i Terbunit ne Kategorine e Pare, e shikon kryesore marrjen e pikeve per shkodranet, ne keto momente te kampionatit. Pavaresisht pozitave momentale, ish-kapiteni i kuqebluve, Vllaznine e sivjetshme e sheh shume larg asaj Vllaznise se vjetshme.

Ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport”, ish-mbrojtesi evidenton se rrokada ne pankine Brdaric-Plori, ishte nje gabim, pasi ky ndryshim i dha ekipit nje kolpo ne aspektin psikologjik. Sipas tij, Vllaznia u kualifikua me merite per ne finalen e Kupes, por beson se nepermjet kampionatit, Europa eshte me e sigurte.

Megjithate, ne fund, Beqiri e vendos ekipin shkodran, si fitues te Kupes se Shqiperise. Ish-kapiteni i kuqebluve, foli edhe per situaten aktuale qe po kalon Vllaznia, teksa u shpreh se ekipi shkodran duhet ta arrije me patjeter objektivin minimal, pasi perndryshe do jete nje sezon i deshtuar ne te gjitha aspektet.

“Me Skenderbeun, Vllaznia nuk beri mire pjesen e pare, kurse ne te dyten reagoi me mire dhe si rrjedhoje, edhe shenoi. Mendoj qe kryesorja ne keto momente te kampionatit, eshte marrja e pikeve te plota, pavaresisht se tifozi shkodran do te kenaqet edhe me lojen, sepse keshtu eshte mesuar sipas tradites, qe ka pasur Vllaznia.

Vllaznine e sivjetshme e shoh shume larg asaj Vllaznie te vjetshme dhe kjo vjen mendoj nga mosmenaxhimi jo i mire, qe i eshte bere ekipit kete vit.

Ketij ekipi i mungon motivimi dhe deshira. Ndryshe nga viti i kaluar, kur skuadra keto qe permenda pak me lart, i kishte ne nivel shume te larte.

Situata nuk eshte e qete tek ekipi dhe kjo eshte reflektuar, edhe me rezultate perjashto, ndeshjen e Kupes me Partizanin, ku Vllaznia u kualifikua me merite per ne finalen e Kupes se Shqiperise. Kjo situate i ndodh çdo ekipi, por nuk ishte e mira te ndodhte tani, ku kampionatit po i vjen fundi dhe nuk ke shume mundesi te rikuperosh ato pike, qe ke lene deri tani.

Degradim nuk e quaj, por mini-krize rezultatesh. Jane disa faktore, qe kane sjellur kete problem, por ajo e fundit dhe qe nuk duhej te ndodhte ishte largimi i trajnerit Brdariç, ne nje moment jo te pershtatshem te kampionatit.

Mendoj qe klubi i Vllaznise teknikisht, nuk veproi mire me rrokaden Brdaric-Plori qe beri, sepse i dha ekipit nje kolpo jo te vogel ne aspektin psikologjik, duke i lene nje barre te madhe trajnerit Plori qe mendoj se per situaten qe ndodhi, nuk ka eksperiencen e mjaftueshme, qe te mund ta perballoje dhe ta ktheje ekipin ne normalitet. Faktet e kane treguar nje gje te tille.

Padyshim qe ka ndikuar largimi i trajnerit Brdaric, por e permenda edhe me lart qe perveç kesaj, kane ndikuar edhe faktore te tjere, ku nder keto ka qene edhe pjesa e arbitrimit, qe kete vit Vllaznia eshte penalizuar jo pak here.

Periudhen e fundit, Vllaznine e shoh shume te avashte ne lojen e saj. Mungon befasia, shpejtesia e veprimeve, harmonizimi mes reparteve dhe cinizmi per ta vendosur kundershtarin ne veshtiresi gjate gjithe lojes.

Ne situaten qe ndodhet momentalisht Vllaznia, duket qe ne te dy frontet mund te arrije ne Europe. Mendoj qe nepermjet kampionatit, eshte me sigurte, sepse ne qofte se do perqendrohen tek finalja e Kupes se Shqiperise, ekipi do kete nje rendese te madhe psikologjike dhe presioni tek lojtaret do jete i madh, pavaresisht se une kam shume besim, qe edhe kete vit, kupa do jete ne Shkoder.

Kete vit, Vllaznia ka hyre me objektiva madhore, qe te jete fituesja e kampionatit shqiptar. Perderisa ky objektiv tashme, eshte i pamundur te realizohet, mendoj qe fitimi i kupes apo pjesemarrja ne kupat e Europes, eshte objektivi minimal, qe Vllaznia duhet me patjeter t’a arrije per shume faktore. Perndryshe, do jete nje sezon i deshtuar ne te gjitha aspektet”,-mbylli prononcimin e tij, ish-kapiteni i Vllaznise, njeheresh sot trajner i Terbunit, Elvin Beqiri.
Maringlen ZHIVANI