Beselidhja e basketbollit te meshkujve merr edhe fitoren e peste rradhazi ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 108-74 ekipin e Apolonise ne ndeshjen e luajtur ne Fier.

Djemte e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren. Qe ne startin e ndeshjes ata e kane nisur me vrull dhe si rrjedhojne arrijne ta mbyllin perioden e pare me shifrat 27-15.

Epersia vjen duke u thelluar ne te dyten e cila mbyllet 26-13 dhe ne kete menyre dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 25 pikesh ne favor te Beselidhjes.

Vetem perioda e trete ka njefare rivaliteti dhe ajo do te fitohej 21-20 nga Apolonia, por pa ndryshuar asgje ne rezultatin e pergjithshem te takimit nderkohe qe ne 10 minuteshin e fundit do te fitonin 35-25 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 108-74.

Pikeshenuesi me i mire per Beselidhjen do te ishte Blake Charles Marquardt me 28 pike te shenuar dhe pas tij Julian Hamati me 23, ndersa basketbollisti shkodran qe luan per kete skuader Robert Shestani shenoi 12 pike. Pas javes se peste te kampionatit, lezhjanet me 10 pike ndodhen ne vendin e trete te renditjes (kane nje ndeshje me pak te luajtur sesa dy ekipet kryesuese, Tirana e Kamza)./SHKODRA-SPORT.COM/