Futbollisti i kombetares shqiptare Mario Mitaj eshte rikthyer serish ne formacionin baze te Lokomotives se Moskes dhe e ka ndihmuar ate ta fitoje ndeshjen e rradhes, ate te luajtur diten e sotme ndaj Akhmat me rezultatin 2-1.

20 vjeçari me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe ka treguar vlerat e tij edhe ne kete ndeshje, duke u treguar drejtuesve te Lokomotives se gabojne qe nuk i kushtojne vemendjen e duhur per te treguar aftesite e tij ne fushen e lojes.

Mitaj edhe ne kete ndeshje nuk ka luajtur ne pozicionin e mbrojtesit te majte, por eshte aktivizuar si mesfushor qendre. Edhe ne kete pozicion ka bere me te miren e tij duke u vleresuar me nje nga notat me te larta nga lojtaret e Lokomotives se Moskes.

“Sofascore” e ka vleresuar me noten 7.4. Nje paraqitje e tille e mire padyshim qe ka ngrohur edhe trajnerin e kombetares Silvinjo qe do ta kete ne dispozicion kete lojtar ne fillimin e javes tjeter per ndeshjet ndaj Moldavise dhe Ishujve Faroe./SHKODRA-SPORT.COM/