Vllaznia eshte “mbushur” me lojtare te rinj se fundi. Kane hedhur firme ne kontrate tre prej me te rendesishmeve te sezonit kaluar dhe i pari qe e mori kete “guxim” ishte Geralb Smajli.
Mbrojtesi qe luan ne te dy krahet e ketij reparti, eshte njekohesisht edhe kapiten i kombetares U20. Konsiderohet nje element i se ardhmes dhe jo me kot drejtuesit e klubit kane firmosur kontrate pesevjeçare me te.
Vete Geralbi duket i lumtur per kete gje dhe ate e shpreh edhe ne intervisten e dhene gazetaes Fabiola Caka per gazeten “Shkodra Sport” teksa shprehet:
– Arsyeja qe zgjodhet Vllaznine per 5 vitet e ardhshme?
Ka qene nje nga enderrat e mia qe i vogel te isha nje dite pjese e ketij ekipi dhe me ne fund kjo deshir u realizua.
– Si jane marredheniet me stafin dhe ekipin?
Qe ne diten e pare te stervitjes i gjithe ekipi,po ashtu edhe stafi ishin shume mikprites.Jam krenar qe jam pjese e Vllaznise dhe qe po punoj me njerez te tille.
– Je i kenaqur personalisht me ate çfare keni dhene sezonin e kaluar?
Po,jam shume i kenaqur me paraqitjen time ne sezonin qe kaloi. Tani jemi ne nje faze tjeter ku duhet te kerkoj me shume nga vetja dhe shpresoj qe te bej me te miren time ne ndihme te ekipit.
– Pret minuta ne kete sezon?
-Qellimi eshte te stervitem dhe te punoj fort. Pse jo edhe te pretendoj per minuta.
Intervistoi: Fabiola CAKA