Romelu Lukaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por prezenca e tij në repartin e sulmit nuk u ndje aspak. Kjo për meritën e mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chellini, i cili dhuroi një performancë fantastike mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë pasi ndeshja përfundoi, një “lumë” komentesh negative dhe kritikash vërshuan drejt sulmuesit të Interit.Gazeta belge “HLN” e ka nisur faqen e parë me titullin “Lukaku ku je?”.

Më poshtë në artikull shkruhet: “Ai nuk ishte vrasësi që Italia i frikësohej aq shumë. Ishte në hije gjatë ndeshjes, ndërsa humbi gjurmët pas saj.

Ndoshta ishte shumë i mërzitur me veten dhe nuk donte të fliste”- shkruhej në artikullin e HLN./Sport Ekspres/