Teuta do kërkoj të bëjë një tjetër ndeshje të madhe si ajo ndaj Kukësit (2-2), pasi sot do jetë përballë Partizanit në kryeqytet në orën  17.00.

Atmosfera është pozitive dhe besohet se mund të merret një rezultat pozitiv sot,  diçka që është shprehur  gjatë gjithë kohës nga lojtarët e Teutës.

Durrsakët nuk do kenë në dispozicion mbrjotësin Aleksandër  Kuro, për shkak të ndëshkimit me të verdhë në ndeshjen e kaluar.

 Sa i përket repartit të avancuar,  ka akoma pikëpyetje rreth atyre që do mbajnë ”peshën” e sulmit.

Trajneri Edi Martini nuk e ka vendosur ende se te kush do besojë, me Hebaj e Gomes që janë në balotazh.  Mesa duket, vetëm një orë para ndeshjes do mësojmë një gjë të tillë./newsport/