Vllaznia ka lene pas humbjen me Skenderbeun dhe tashme eshte gati per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje pasditen e sotme ne “Elbasan Arena” ndaj Kukesit pretendent. Ne prag te kesaj perballje, mbrojtesi Renato Malota ka dhene nje prononcim per mediat teksa fillimisht eshte ndalur tek situata qe po kalon ekipi pas humbjes me korçaret.

“Ishte nje humbje qe djeg, pasi kishim mundesite te linim prapa Skenderbeun, por s’duhet ta bejme tragjedi, sepse jemi ne kohe per te reflektuar dhe per te korigjuar ato gabime apo ato hapa false qe kemi bere. Te gjithe jemi te shqetesuar per kete situate. pasi duke shikuar pergatitjet qe kemi bere, mendoj se nuk e meritojme te jemi ne keto pozita.

Po punojme fort qe te korigjohemi aty ku jemi duke gabuar dhe uroj qe te dalim sa me shpejt nga kjo “krize”, pasi e them me bindje te plote qe kemi nje ekip me te cilin mund te perballemi me cilindo kundershtar denjesisht.

Ne kurrsesi nuk e mendojme play out-in pasi ka plot ndeshje dhe eshte akoma heret. Objektivat tona jane per me lart. Uroj te bejme me te miren ne ndeshjet ne vazhdim ne menyre qe te arrijme ato synime qe ne kemi si ne kampionat, ashtu edhe ne kupe”.

Malota nderkohe eshte ndalur edhe tek ndeshja e sotme, ajo ndaj nje ekipi te forte si Kukesi.”Megjithe respektin qe kam per skuadren e Kukesit, pasi ka treguar se kete vit eshte pretendente per titullin kampion, ne fakt ne nuk i trembemi askujt, pasi kemi lojtare me kualitet ne ekip. Te vetmit qe ja kemi friken, eshte vetja jone.

Vllaznia kete vit ka treguar qe merr pike ne çdo fushe. Do t’ia leme me mire ndeshjes, por une kam besim ne do te marrim nje rezultat pozitiv sot ndaj Kukesit”- ka thene Malota.
www.shkodrasport.com