Gjovalin Gega, mbrojtesi i krahut te djathte i Beselidhjes, i quajtur ndryshe Kalzi i Beselidhjes, per 10 vite me rradhe ka qene nje nga futbollistet me te dashur te tifozeve lezhjane.
Une si gazetar spotiv, i lidhur ngushte me futbollin, nuk munda te mos i merrja nje interviste ketij njeriu te mrekullueshem, te sinqerte, te dashur me te gjithe, aq me teper me tifozet Lezhjane.
Gjovalini ka lindur ne Ishull – Lezhe ne vitin 1957. Ka filluar karieren e tij me ekipin e te rinjve te Beselidhjes, ka luajtur edhe me Skraparin e pastaj perseri me Beselidhjen e te rriturve per 10 vite ku ai mbylli edhe karrieren.
Roli i tij ka qene mbrojtes i krahut djathte. Ka qene nje mbrojtes ofensiv,i fuqishem, ka qene i pakalueshem dhe per kete ai mori pseudonimin Kalz, kujtojme Kalzin e Gjermanise. Lexoni me poshte intervisten e dhene nga Gjovalin Gega per gazeten “Shkodra Sport”:
– Çfare kujtimesh keni nga Beselidhja per vitet qe keni luajur?
Natyrisht kam shume kujtime, duhet kohe per t’i kujtuar te gjtha por dua te kujtoj se ne kemi luajtur ne nje kohe kur futbolli shqiptar ka qene ne nje lartesi te madhe. Ekipet kane qene te forta, nuk ishte e lehte te perballesh me to. Dua te vecoj ekipet e Vllaznise, Partizanin, Dinamon, Flamurtarin.
Beselidhja perballej me dinjitet me keto ekipe. Por vete roli i mbrojtesit qe kisha une ishte rol kryesor, pasi perballe meje me vinin sulmues shume te fuqishem dhe duhej perballur me to.
Une dua te permend ketu lojtare si Roland Luçi, Vukatana e Paçrami te Vllaznia, Minga, Kola e Muça tek 17 Nentori, Janku, Agalliu e Hado tek Partizani, Pernaska, Zeri, Demollari e Abazi tek Dinamo, Kushta, V.Ruci e Curi tek Flamurtari, lojtare keto qe ishte e veshtire t’i mbuloje nga afer.
– Meqe ju permendet disa lojtare tek ekipet me emer, cili ka qene sulmuesi me i rrezikshem per ju Gega?
Futbollisti sulmues me i veshtiri per mua per t’u markuar ka qene Sefedin BRAHO i Luftetarit.
-Cilat skuadra kane qene rivalet tuaja si Beselidhje?
Vllaznia, Besa, Lokomotiva etj.
– Sipas jush perse ekipet tona ishin te nje niveli te larte kur ju keni luajtur?
E them me bindje te plote se kemi luajtur me zemer, me shpirt gare ne çdo ndeshje. Keto rezultate vinin sepse edhe trajneret qe kemi patur, kane punuar me nje perkushtim te jashtezakonshem. Jemi stervitur edhe 5 ore ne dite. Dua te veçoj ketu faktin se ne kohen tone nje ndihme te madhe ka dhene edhe rrethi.
– Cilet kane qene trajneret me te cilet jeni stervitur?
Isuf Pelingu, Vasil Bici dhe Nikolin Lorenci.
– Cilet kane qene lojtaret me te mire me te cilet je stervitur?
Ketu dua te permend disa prej tyre si N. Lorenci, F.Rama, V.Bici, P. Deda, E.Kraja, Z.Doda, B. Kola, S. KACAJ, I. Zhejani. Por
dua te vleresoj kontributin qe kane dhene futbollistet e rretheve tek ekipi yne si B.Omuri, Z.Ago, F.Axhani, B.Shaka.
– Cili eshte lojtari simbol i Beselidhjes?
Pa dyshim Fehmi Rama.
– Ndeshja me e veçante per ju dhe tifozet e Beselidhjes ne karrieren tuaj?
Do te veçoja ndeshjen Beselidhja – Vllaznia 3-0
– Sa gola keni shenuar me Beselidhjen?
Vete roli qe kam patur si mbrojtes i krahut te djathte nuk me ka lejuar qe te shenoj shume por kujtoj se kam shenuar 13-14 gola gjithsej.
– Se fundi, nje mendim per Beselidhjen e sotme…
Nuk kam ndonje interes per vete rezultatet dhe renditjen qe ka Beselidhja e sotme duke u renditur ne shkallet e fundit gje qe nuk ka ndodhur ne kohen tone. Megjithate uroj me gjithe zemer qe Beselidhja te ngjitet sa ma pare atje ku duhet, ne superiore
Intervstoi: Engjell Gjolaj