Vllaznia është padyshim një nga ekipet pretendente për titullin kampion në këtë sezon futbollistik. Shkodranët e mbyllën fazën e dytë të Superiores në vendin e tretë me 28 pikë të grumbulluara.

Një punë e mirë nga stafi teknik i kuqebluve që duhet thënë se shpesh herë është vënë në vështirësi. Dëmtimet kanë penalizuar Vllazninë, veçanërisht në prapavijë ku jo pak herë është improvizuar me lojtarë të ndryshëm.

Megjithatë ai që e ka pësuar më shumë është kapiteni Erdenis Gurishta. Pas Zogoviç, anësori i djathtë është lojtari i dytë në skuadër me më shumë minuta në këmbë. Lidhja e tij me Vllazninë është jashtëzakonisht e fortë.

Dhe në të tilla kushte ka qenë gjithmonë i gatshëm të kontribuojë ku ka nevojë ekipi. Dëmtimet e Bulatoviç dhe Juriç kanë detyruar Josën që të zhvendosë në qendër të mbrojtjes pikërisht kapitenin. Infermieria është e tejmbushur, ku interesi është shumë i madh se kur do të kthehet në fushë Liridon Latifi.(Marrë nga newsport)