Teuta arriti një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur në transfertë Partizanin me rezultatin 0-2. Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur për vazhdimësinë që ka skuadra dhe për tri pikët kundër “demave”.

Ndër të tjera ai foli shumë shkurt edhe për gazetën, ku kishte një porosi të veçantë. Këtë fitore ai ia dedikon një figure shumë të shquar të futbollit tonë, pikërisht Sabah Bizit.

“Fitoren ndaj Partizanit ia dedikoj legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi, me rastin e 75-vjetorit të lindjes”, ka thënë ai për “Panorama Sport”.

Ne fakt maredhenia e Martinit me Bizin eshte e veçante dhe si rrjedhoje nuk mund te mungonte nje dedikim i tille per njeriun qe e vlereson se tepermi.

Madje ne nje ceremoni te zhvilluar para disa kohesh ne Shkoder, fjalet e teknikut aktual te Teutes per legjenden e futbollit shkodran kane qene te veçanta kur deklaronte: “Zoti i mori syte, por emrin nuk ja merr askush Sabah Bizit”.