Paraqitjet e mira si ne kampionat ku aktualisht ndodhen ne vendin e dyte, por edhe ne Kupen e Shqiperise, teksa kane mberritur ne finalen e saj, kane sherbyer per mire per futbollistet e ekipit U19 te Akademise Vllaznia.

Kjo sepse diten e sotme ne Kamez do te zhvillohet nje seleksionim i lojtareve per kombetaren U19 dhe nga ky ekip jane thirrur plot 8 lojtare. Nje gje e tille behet e ditur nga vete faqja zyrtare e Akademise Vllaznia ne te cilen shkruhet:

8 futbollistë të Akademisë Vllaznia sot në seleksionimet e kombëtares U19

Paraditen e sotme në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz do të zhvillohet një seleksionim i futbollistëve më të mirë të kampionatit shqiptar, për kombëtaren U19. Nga Akademia Vllaznia janë thirrur në këtë seleksionim plot 8 futbollistë dhe pikërisht:

Kledi Paloka, Enes Papaj, Paolo Pjeshka, Geralb Smajli, Mersian Muliu, Ardit Nikaj, Leonard Kaçaj dhe Antonio Delaj.
Ne iu urojmë suksese këtyre futbollistëve dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në këtë grumbullim!