Polonia ka mësuar ditën e sotme se Robert Levandovski nuk do të mund të jetë në fushë për ndeshjen e së mërkurës ndaj Anglisë.

Sulmuesi, ka pësuar një dëmtim gjatë sfidës së fundit me Andorrën dhe në këtë formë, për të mos rrezikuar një dëmtim edhe më serioz është preferuar që lojtari i Bajern Mynih të ndalet para ndeshjes me “3 Luanët”.

Kështu, britanikët e nisin me një avantazh të madh ndeshjen me rivalët e tyre kryesorë në grupin e kualifikueseve të Botërorit, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Sigurisht, për kuqezinjtë do të ishte mirë nëse Anglia fiton ndaj polakëve, për të shpresuar deri në fund për një pozicion sa më të lartë në grup.

Nga ana tjetër, në këtë sfidë mes Anglisë dhe Polonisë do të ndihet edhe mungesa e duelit mes Levandovskit edhe Kejnë, të cilët konsiderohen si dy nga më të mirët në rolin e tyre. /VipSport/