Kur e përmend emrin e tij në Lezhë dhe jo vetëm, të gjithë e kanë të qartë se për këtë bëhet fjalë. Ndonëse është nga Lezha, Haxhi Haxhija njihet si një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe kuptohet edhe i Besëlidhjes së tij, skuadër për të cilën madje edhe ka sponsorizuar si për të ashtu edhe për tifozët.

Gazeta “Shkodra Sport” e ka intervistuar këtë tifoz të zjarrtë për të mësuar më shumë rreth tij dhe jetës së tij. Ai ka lindur në Lezhë më 22 shkurt të vitit 1956 dhe ka mbaruar shkollën e ndërtimit në Shkodër. Më pas ka qenë sekretar i shoqatës së tifozëvë të futbollit të Brazilit për qytetin e Lezhës dhe ndërkohë nuk ka lënë ndeshje të Besëlidhjes pa ndjekur. Por për më shumë, lexoni intervistën e tij dhënë për gazetën tonë:

– Haxhi, si u bërë tifoz i Vllaznisë dhe pastaj edhe i Besëlidhjes?

Une qe ne moshe të vogel e kam dashur futbollin, loje qe vazhdimisht me ngjadh emocione edhe ne ditet e sotme. Jam i lidhur shume me kete sport pasi e kam ndjekur gjate gjithe jetes. Si mund te rrija i shkeputur pasi tek ekipi i Besëlidhjes kanë luajtur vëllai im Bujar Haxhia dhe më vonë edhe dy djemtë i mij LEONIDI dhe MIRSADI.

Tifoz i Vllaznise jam bere qysh ne moshe te vogel, sepse Vllaznia eshte simboli i futbollit shqiptar. Qe ne moshen 17 vjeçare e ne ditet e sotme une vazhdoj ta ndjeke Vllaznine pavaresisht nga rezultatet qe ka.Eshte skuadra qe luan futbollin me te bukur ne vendin tone.

Eshte skuadra qe ka nxjerrur yje te futbollit shqiptar: si Ramazan Ramazan, Mehdi Zhega, i madhi portieri Paulin Ndoja, Sabah Bizi, Fatbardh Jera etj.


– Cilat ndeshje te VLLAZNISE te kane mbetur ne kujtese deri tani?

Unë mbaj mend mbi të gjitha Vllaznia- Besa, finalja e kupës e vitit 1972 dhe Vllaznia- Austria e Vjenës e vitit 1978.


– Sa i lidhur keni qene me Beselidhjen dhe perse?

Une jam perpjekur te kontribuoj sadopak sepse kam patur shoke te mire qe kane drejtuar Beselidhjen e natyrisht siç e thashe edhe me siper tek Beselidhja kana luajtur Bujari dhe dy djemte e mi.


– Sa vite kane luajtur djemte me Beselidhjen?

Leonidi ka luajtur ne vitet 2005-2009 dhe ka shenuar 50 te gola per Beselidhjen, ndersa Mirsadi ka luajtur ne sezonin 2008-2009. Nderkohe qe Bujari ka nje karriere te gjate dhe ka qene edhe kapiten i Besëlidhjes.

-Nje pyetje per te dy skuadrat: Si i shikoni Vllazninë dhe Besëlidhjen e sotme?

– Me privatizimin qe ka bere Vllaznia, gjerat kane ardhur duke u permiresuar, u fitua kupa para dy vitesh dhe me pak kujdes mund te fitonim kampionatin. Pra mund te perseritej viti 1972. U fitua edhe vjet kupa dhe uroj qe sivjet te shpallet kampione.

Ndërkohë Besëlidhja vazhdon te jetë akoma ne kategorine pare, po jeton periudha te turbullta, nje gjendje e tille nuk na kenaq. Te vjen keq per skuadren tone, per kete ekip me tradita ne futbollin shqiptar nga ku kane dale mjaft talenta si Rama, Lorenci, Bici, P.Deda, Gj. Filipi, S.Kaçaj etj.

– Pse ndodh kjo?

Ka disa arsye te cilat dihen nga te gjithe. Une mendoj se me gjithe ndihmem qe jep Bashkia dhe vete presidenti Noka nuk mjaftojne per ta çuar ekipin ne superiore. Duhen gjetur sponsore siç bejne klubet e tjera. Ne Lezhe kemi dy akademi futbolli qe pergatisin futbollista dhe lidhja e klubit duhet te jete shume afer tyre dhe te ndalojne talentet qe te mos largohen.


– Përveç Vllaznisë dhe Besëlidhjes ju pëlqeni shumë edhe Veleçikun. Përse?

(Qeshet) Kam nje arsye te forte pasi jam dhender Koplikut, ha, ha, ha.

– Meqenese jemi ne pragun e Boterorit 2022, ju keni qene sekretar i shoqates BRAZILI. Sipas jush, cila skuadër është favorite për t’u shpallur kampione këtë vit?

Brazili sepse edhe ne ndeshjet paraeleminatore dhe ato miqesore nuk ka pesuar humbje.


– Sipas jush, cili mbetet deri tani futbollisti ma i mire ne te gjitha koherat?

Bota njeh shume yje, Krujf, Eusebio, Bekembauer, Ziko, Ronaldo etj, POR PELÈ mbetet me i madhi .
Intervistoi: ENGJELL GJOLAJ