Ka luajtur 580 deri me tani ne kampionat, eshte aktivizuar ne 8 ndeshje nga 10 qe jane zhvilluar dhe ne 5 prej tyre ka qene titullar nga fillimi e deri ne fund. Gol ende nuk ka shenuar, ndonese i eshte afruar disa here prane.

Ky eshte profili i mesfushorit Rejan Alivoda, i datelindjes 5 qershor 2003. Ai eshte shnderruar ne protagonist tek Vllaznia e ketyre javeve dhe nese vazhdon ne kete menyre, me siguri qe mund te themi se skuadra shkodrane dhe kampionati shqiptar po fitojne nje element me shume vlere per te ardhmen.

Kane mjaftuar keto paraqitje dhe faqja e njohur “transfermarkt” e ka rritur ndjeshem vleren e tij ne merkato. Tashme kartoni i tij vleresohet me shumen prej 300 mije eurosh duke qene sebashku me Paulo Buxhelajn e Partizanit, dy te rinjte e kampionatit shqiptar me te vleresuar.

Padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive por nuk mjafton sepse jane vetem javet e para dhe e rendesishme per te eshte te ruaje ritmin dhe te vijoje rrugetimin e nisur sepse vetem ne kete menyre mund te ngjitet edhe me lart.

Rejan Alivoda eshte produkt i Akademise Vllaznia dhe konsiderohet nje “xhevahir” nga i cili vete klubi shkodran shume shpejt mund te mbushe edhe arken e tij dhe per kete arsye, po i kushton rendesi aktivizimit te tij, edhe pse ai po e justifikon plotesisht me lojen qe po zhvillon dhe qe po vjen ne rritje nga java ne jave./SHKODRA-SPORT.COM/