Vllaznia do te luaje diten e enjte ne oren 13.00 ne “Kukesi Arena” ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj skuadres vendase, e vlefshme per javen e 11-te te “Abissnet Superiore”.

Kuptohet qe atmosfera ne skuader nuk ka qene ne lartesine e duhur dhe kuptohet qe nje situate e tille ishte normale pas atij barazimi dramatik 2-2 ndaj Erzenit ne sfiden e fundit.

Por nderkohe per kete ndeshje nuk perjashtohet mundesia qe trajneri Josa te beje edhe ndryshime ne formacion. Boshnjaku tregoi se nuk eshte ende gati per te luajtur si titullar pas demtimit qe kaloi dhe me shume mundesi kete here do ta nise nga stoli teksa mund t’i lere vendin Heriç ose mund te kthehet Marku per te plotesuar treshen e mesfushes bashke me Jonuzin e Alivoden.

Nderkohe levizje mund te kete edhe ne sulm teksa me te ngjare Aralica mund te rikthehet ne formacion pas golit te shenuar ne sfiden ndaj shijakasve. Gjithsesi dy ditet e ardhshme te stervitjes do te mesohet me shume ne lidhje me keto ndryshime.

Vllaznia eshte e detyruar per te kerkuar me çdo kusht pike ne Kukes sepse vetem ne kete menyre do te qendrojne ne gare per te arritur objektivat e saj sezonale./SHKODRA-SPORT.COM/