Wednesday, April 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELezhjani Ernesto Gjoni shpallet kampion i Shqipërisë në bilardo

Lezhjani Ernesto Gjoni shpallet kampion i Shqipërisë në bilardo

Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit organizoi një tjetër event të rëndësishëm në kalendarin vjetor të garave, teksa në Tiranë u zhvillua Kampionatin Kombëtar Individual në disiplinën 10- Gurë.

Eventi i zhvilluar më datat 18-19 prill mblodhi disa nga emrat më të mirë të këtij sporti në vend, duke ofruar një garë të fortë dhe emocione deri në fund. Finalja vuri përballë dy bilardistë të spikatur, Ermal Dylin e Durrësit dhe Ernesto Gjonin e Besëlidhjes së Lezhës. Pas një përballjeje të fortë, ishte lezhjani Gjoni ai që arriti të triumfojë në shifrat 8-7 dhe të sigurojë titullin kampion për vitin 2026, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.

Kupa iu dorëzua nga Presidenti i Federatës, Edmond Loku. Vendi i dytë për Dylin, ndërsa në shkallën e tretë të podiumit u renditën dy bilardistët e Apolonisë, Mario Bregu dhe Ervis Dervishi, të cilët zhvilluan një paraqitje të qëndrueshme gjatë gjithë kampionatit.

Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e drejtuesve dhe figurave të rëndësishme të sportit, mes tyre presidenti Edmond Loku, prof. Roland Panozaqi, i njohur për kontributin në evidentimin e talenteve të reja, kryegjyqtari Muharrem Mënaj, si dhe drejtori organizativ dhe trajneri i KS Tirana, Ylli Gordani.

Kampionati konfirmoi edhe një herë rritjen e nivelit të bilardos në Shqipëri, duke nxjerrë në pah rivalitetin e fortë dhe potencialin e sportistëve vendas në këtë disiplinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments