Si kapiten i ekipit, Arsen Elbasani të hënën do të ngrejë lart trofeun e parë sezonal, atë të “kampionit të Veriut”. Vllaznia U19 është një ekip model i cili duke patur në rradhët e tij lojtarë të talentuar, pritet të mbyllë sezonin pse jo me të tre trofetë e fituar.
Numri 2 i kësaj skuadre, mbrojtësi i djathtë Elbasani, në një prononcim të dhënë për gazetën “Shkodra Sport” shprehet se ëndrra e tij e madhe është që shumë shpejt t’i bashkohet ekipit të parë të Vllaznisë. Për më shumë lexoni intervistën e dhënë prej tij për gazetën tonë:
– Fituat trofeun e parë sezonal, besoj që është kënaqësi për ju dhe gjithë skuadrën një sukses i tillë?
Për ne është kënaqësi vendi i parë që siguruam ndeshjen e sotme dhe shpresojmë që me zonën e Play-off-it të fitojmë dhe kampionatin.
Janë tre kupa në lojë. Njëra erdhi sot në Shkodër. Dy të tjerat do t’i fitojë Vllaznia U19?
Normal që ne jemi futur për t’i fituar të tre trofetë dhe ashtu do të dalë.
– Po flitet mirë për këtë ekip. Çfarë ka të vecantë?
Është loja në grup dhe grinta që karakterizon këtë ekip.
– Për ju si kapiten besoj që është një pergjëgjësi më shumë për t’i fituar këto trofe?
Për mua është një vlerë e shtuar të mbaj shiritin e kapitenit dhe falenderoj profesorat dhe gjithë stafin që ma kanë dhënë këtë post.
– Cilat janë synimet e Elbasanit për të ardhmen?
-Synimet e mia janë të luaj me ekipin e parë të Vllaznisë. Kjo është dëshira ime e madhe dhe shpresoj në të ardhmen ta arrij…/SHKODRA-SPORT.COM/