Ne fillim nuk ra dakord me kontraten qe i ofruan drejtuesit dhe kjo krijoi idene e nje hendeku ne mes tij dhe Vllaznise. Por ne fakt nuk ka qene ashtu. Futbollisti 19 vjeçar Klejdi Paloka eshte ulur serish ne tavoline per te biseduar dhe kete here e ka gjetur akordin duke hedhur firme ne kontrate.
Mbrojtesi dhe mesfushori shtatelarte do te jete kuqeblu per 5 vitet e ardhshme. Konsiderohet nje element me vlera dhe jo me kot, drejtuesit kane dashur ta kene ne ekipin e pare. Kuptohet qe per momentin konkurrenca eshte e madhe por Klejdi eshte i vendosur per te bere mire ne stervitje dhe per ta bindur stafin teknik per vlerat e tij.
Ai ka pranuar njekohesisht te flase per “Shkodra Sport” me gazetaren Fabiola Caka duke shprehur edhe kenaqesine qe gjeti gjuhen e perbashket me drejtuesit per te qene pjese e kesaj skuadre. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:
– Klejdi, cila ishte arsyeja qe zgjodhet Vllaznine per 5 vitet e ardhshme?
-Vllaznia eshte vendi ku une jam rritur dhe zhvilluar si futbollist. Kam besim se do jap me te miren time ne ndihme te skuadres.
– Pas ofrimit te kontrates nga klubi heren e pare, hezituat per te firmosur. Pse?
E kam thene dhe po e perseris se ne fillim nuk ishin kushtet te cilat une kerkoja pasi eshte kjo kontrate e cila na ndihmon me shume ne te rinjve. Por, megjithate jam shume i lumtur qe gjetem nje ure lidhese dhe sot jam pjese e Vllaznise.
– Si jane marredheniet me stafin dhe ekipin?
Deri tani kemi marredhenie te mira,shpresoj edhe ne vazhdim sepse tani eshte shume heret per te folur per kete gje.
– Jeni i kenaqur personalisht me ate çfare keni dhene sezonin e kaluar?
Jo, nuk jam asnjehere i kenaqur nga vetja sepse kerkoj te jap me te miren time. Por per fanellen e Vllaznise do mundem te bej maksimumin tim.
– Prisni minuta kete sezon?
Besoj se me shume pune ne stervitje do ia arrij.
– Jeni gati per te perballuar konkurencen?
Konkurenca ekziston ne çdo ekip.Une besoj se eshte kjo arsyeja e motivimit te nje sportisti,perfshire edhe mua per t’u bere me i miri.
Intervistoi: Fabiola CAKA