Diego Armando Maradona Junior, djali i legjendës argjentinase, është emëruar trajneri i ri i Napoli Junajtid, një ekip multi-etnik i formuar në Napoli në vitin 2009 për Promovimin e Integrimit Social përmes Sportit.

Lajmi për emërimin e Maradona Jr si trajneri i ri i ekipit që luan në kampionatin e ekselencës, është bërë publik nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter.

Napoli do të ketë emrin e Diegos në stadiumin e tij më të rëndësishëm dhe gjakun e Diegos, djalit të legjendës, në stolin e një prej ekipeve amatore të qytetit.

Edhe pse shumë larg shkëlqimit të babait, 34-vjeçari do të kërkojë të lerë gjurmë në këtë aventurë interesante.