Kylian Mbappe mbyll kontratën aktuale me PSG në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi po bën maksimumin për të rinovuar me të, por duket se është çështje shumë e komplikuar.

Marca bën me dije se Kylian Mbappe i ka bërë me dije presidentit Al-Khelaifi se është i gatshëm të rinovojë, por ka një kusht thuajse të papranueshëm nga klubi.

Sulmuesi kërkon që në kontratën e tij të re të përfshihet një klauzolë, që e lejon të kalojë te Real Madrid. PSG ka refuzuar dhe kjo është pikërisht arsyeja që ende nuk ka zhvillime pozitive.

Mbappe eshte nje nga futbollistet me te kerkuar ne merkaton, por duhet thene se ne Europianin e fundit nuk la gjurme dhe si rrjedhoje Franca u eliminua shpejt.