Ka luajtur ne te gjitha ndeshjet e deritanishme me fanellen e Luftetarit duke qene jo vetem titullar, por edhe nje pike shume e forte ne mesfushen e tij, teksa ka shenuar edhe nje gol. Astrit Ramen ne Gjirokaster kane filluar ta etiketojne me emrin “Gattuso”, ose “motorin” e mesfushes se AF Luftetarit.
22 vjeçari qe eshte rritur tek Akademia e Olimpiakos ne Greqi, ka ardhur kete vere ne Shqiperi pas sugjerimit qe i beri menaxheri i tij Bruno Dodi, per te nisur nje karriere qe me shume siguri do te vazhdoje shume me lart.
Rama ka pranuar me kenaqesi te flase ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku ka shpjeguar momentet e mira qe po kalon aktualisht tek skuadra e Luftetarit dhe njekohesisht ka folur edhe per planet e tij te se ardhmes. Per me shume lexoni intervisten e tij:
– Astrit, si ka qene ecuria juaj deri tani tek Luftetari?
Ecuria ka qene shume e mire deri tani. Kam gjetur nje staf te perkyer, nje grup lojtaresh te forte dhe me kualitet dhe po ashtu kam patur nje mbeshtetje maximale nga trajneri dhe presidenti Flamur Golemi ne te gjitha aspektet.
– Edhe skuadra ka ecur mire ne fakt me rezultatet…
Po, kemi bere mire sepse kemi nje skuader siç e thashe me kualitete brenda.
– Por ne ndeshjen e fundit me Pogradecin humbet dhe e leshuat vendin e pare. E papritur per ju?
Eshte e vertete qe lame pike ne Pogradec, por do mesojme nga gabimet dhe do vazhdojme ecurine tone ndeshje pas ndeshje qe te permiresohemi dhe te rikthehemi serish ne vendin e pare sepse mundesite i kemi.
– Besoni se do te ngjiteni ne fundin e sezonit ne kategorine e pare?
Po, jam shum i bindur. Siç e thashe, eshte nje grup shume i forte lojtaresh me nje staf te perkryer te drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi, nga drejtori sportiv Foti Kristidhi e deri tek kryetari Flamur Golemi. E dime qe nuk do jete e lehte sepse te gjitha ekipet japin gjitçka kunder Luftetarit, por ne kemi nje nga fanelat me te renda ne futbolin shqiptar dhe do japim maksimumin ta rikthejme atje ku e kemi synimin.
– Si po ndjehet Rama ne kete eksperience te pare ne futbollin shqiptar? E keni patur te veshtire te pershtateni?
Ishte diçka e re, jo e lehte. Rama mund t’u them se e pershtati veten shume shpejt dhe ndihet shume mire tek kjo skuader dhe ne kete qytet.
– E niset nga nje skuader e kategorise se dyte si Luftetari. Pse bete kete zgjedhje?
Nga ofertat qe kisha dhe me bisedat me menaxherin tim Bruno Dodi, e pame me te pershtatshme Shqiperine per kete vit. Plus progresi qe kishte Luftetari me pelqeu dhe prandaj beme kete zgjedhje ndonese kishim oferta ne Ligen e dyte te Kroacise, ne Ligen e trete te Suedise dhe tek Adanademirspori ne Turqi. Tek kjo e fundit kam qene shume prane kontrates, por termeti qe ra atje ne janar prishi gjithçka. Ne keto rrethana, e pame te arsyeshme te luaja kete sezon tek Luftetari dhe nuk jam bere pishman per kete.
– Luftetarin e sheh si trampoline per te kaluar tek nje skuader tjeter me e forte?
Siç ju thashe, eshte nje nha fanellat me te renda shqiptare dhe aktivizimi me te do me ndihmoje shume. Te ardhmes nuk i dihet se çfare ndodh por per momentin jam i fokusuar 100% ketu dhe jam mire.
– Nje karriere e nisur tek nje Akademi si ajo e Olimpiakos, me pas keni shetitur jo pak, tek Lazio, ne Portugali etj. Cila eshte endrra juaj?
Endrra ime eshte te vesh prape fanelen kuq e zi ne nje “Air Albania” te mbushur plot. E kam provuar te luaj per kombetaren shqiptare me grupmoshen U17 dhe ndjesia qe te ofron kjo fanelle eshte e jashtezakonshme. Nga ana tjeter, kuptohet qe deshira dhe endrra ime eshte te jem pjese i nje ekipi te forte ne Europe. pse jo dhe ne Shqiperi.
Intervistoi: Gjergj KOLA