Vllaznia u-21 fitoi sot në shifrat 4-0 përballë Turbinës. Një nga protagonistët ishte edhe Uheid Hoxha që shënoi njërin nga golat. Në intervistën për “Shkodra Sport”, ai flet për këtë start pozitiv të vitit, si edhe për të ardhmen e tij që duket në udhëkryq në këtë merkato të janarit.


-Shënuat gol sot për ekipin u-21 të Vllaznisë, një fillim i mbarë për ju ky vit?

E vërtetë që viti nisi mbarë në aspektin personal. Kënaqësia shtohet akoma më shumë pasi edhe ekipi fitoi dhe bëri një start shumë të mirë të këtij sezoni.

-Çfarë do ndodhë me të ardhmen e Hoxhes tek Vllaznia?

Të them të drejtën ende nuk kam vendosur asgjë. Kam pasur disa oferta nga disa ekipe që po ngjiten në Superligë dhe janë ndër vendet e para në Kategorinë e Parë. Gjithashtu edhe nga Kosova, por do shoh mundësinë që ta mbyll vitin tek Vllaznia dhe të pres shansin tim.


-Pse vendosët të mos udhëtonit drejt Ulqinit ku skuadra zhvilloi disa ditë përgatitje?

Vendosa të mos shkoja në Ulqin sepse fola me menaxherin dhe më tha të shikonim opsionet për ndonjë lëvizje të mundshme. Ramë dakord edhe me trajnerin që të mos udhëtoja.


-Do ketë një zgjidhje të situatës tuaj së shpejti?

Uroj që të zgjidhet sa më shpejt. Por do ia lëmë kohës çdo gjë çfarë mund të ndodhë.
Endri ÇINARI