Punon prej 14 vitesh si trajner moshash dhe ka fituar disa trofe me ta. Secili prej tyre natyrisht ka emocionet dhe kenaqesite e veta, por Valmir Kurti ka mbi te gjitha kenaqesine kur sheh ish- sportiste te tij duke ngjitur shkallet e karrieres dhe ne fakt ato nuk jane te pakte.
Ditet e fundit ai u shpall kampion i Liges Amatore ne Zonen e Shkodres me ekipin The Door U9. E kane dominuar garen nga fillimi e deri ne fund dhe si rrjedhoje kane qene ata qe kane ngritur lart kupen e vene nga organizatoret. Trajneri Kurti ka folur per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me kete sukses te rradhes, por edhe shume gjera te tjera ne intervisten e dhene te cilen mund ta ndiqni me poshte:
– Valmir, urime per titullin e fundit te fituar ne drejtimin e ekipit The Door U9…
Faleminderit!
– Çfare ishte ky sukses per ty si trajner?
Une do ta konsideroja me shume nje sukses te femijeve qe kane sakrifikuar gjithe vitin, kane punuar me shume deshire dhe ne fund u shperblyen. Po ashtu, ky eshte edhe nje sukses i prinderve te tyre qe i sjellin çdo dite ne stervitje. Ndersa per mua si trajner, ne rradhe te pare eshte krenari qe i stervis, sepse keta femije kane treguar gjene me kryesore: Edukaten ne çdo ndeshje. Qellimi im si trajner, ne rradhe te pare eshte qe te rrisim femije kampione ne te gjitha aspektet.
– Per nje trajner eshte e njejta kenaqesi edhe kur shpallet kampion edhe me nje ekip 9 vjeçaresh?
Nje titull kampion eshte nje titull kampion, pavaresisht se me cilin ekip e fiton, si me 9 vjeçaret ashtu edhe me te rriturit. Te jep nje ndjesi te veçante kur mendon qe ti si trajner je i pari qe fillon skalitjen e futbollistit te ardhshem. Deri tani kam fituar 5 kupa dhe 1 kampionat me ekipet U13 dhe U9, por “trofeu” me i madh per nje trajner moshash eshte kur arrin t’i shkoje sportistet e tij duke luajtur me sukses ne ekipe te rriturish. Prandaj dhe jam shume i lumtur dhe kam kenaqesine qe sot te shikoj sportiste si Kevin Haveri i cili sapo ka firmosur me Torinon, Geralb Smajlin, Antonio Delajn etj te cilet ne vitet e para te karrieres se tyre kane kaluar nga duart e mia.
– Çfare kishte te vecante ky sukses i “The Door”, ku arritet te dominonit ndaj kundershtareve?
Ky sezon kishte te veçante tek skuadra jone deshiren e femijeve per fitore, respektin ndaj çdo kundershtari si dhe duke pase parasysh qe ekipi jone kishte ne perberje me shume lojtare, nje vit me te vegjel se mosha per kampionat.
– A ka lojtare te talentuar dhe qe mund te pemtojne?
Normalisht ne çdo brez ka elemente qe premtojne dhe qe nje dite do t’i shohim ne fushat e stadiumeve tona. Tek ekipi yne jane disa qe mendoj se premtojne. Ketu dua te permend portierin Merkoshi, binjaket Noel dhe Leon Bushaj, ku Leoni eshte edhe shenuesi i 43 golave, si dhe Zejd Pirani, Dean Synaj, etj.
– “The Door”, çfare eshte per futbollin shkodran te moshave?
“The Door” eshte per futbollin e moshave ne rradhe te pare shtepia ku ne edukojme femijet ta duan sportin, te rriten te shendetshem dhe te jene femije kampione ne te ardhmen ne çdo fushe te jetes. Megjithate po flasim per ekipin tone, por une kurrsesi nuk mund te le pa falenderuar ju mediat e Shkodres qe e keni pasqyruar gjithmone dhe me vemendje te madhe futbollin e moshave ne qytetin tone. Ne te gjithe duhet t’iu jemi mirenjohes per respektin qe keni ndaj nesh.
– Do vazhdojne sukseset e “The Door” edhe ne te ardhmen?
Normalisht ne si staf trajnerash qe drejtojme ekipet e The Door, si une, si Amarildo Belisha apo dhe trajneri me i ri i stafit tone Onur karakaci i cili edhe ai ka nje kontribut te veçante ne titullin e kitij viti me U9, do vazhdojme te punojme me perkushtimin me te madh qe te rrisim sa me shum sportista per te ardhmen e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/