Futbolli europian do jetë në aktivitet edhe sonte me ndeshjet e rradhës të Champions League. Por jo vetëm ekipet e para, por edhe ato të u-19 kanë përballur forcat mes tyre në skenën europiane. Një nga ndeshjet e ditës së sotme ka qenë edhe ajo mes Panathinaikos dhe Slavia Sofia.

Kampionët e Greqisë dhe ata të Bullgarisë në moshat 19 vjeç janë përballur mes tyre. Ku fitues kanë qenë grekët me rezultatin e thellë 8-0. Por ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte dy golëshi i Leandro Frrokut. Futbollisti me origjinë nga Puka, shkëlqeu dhe ishte ndër më të mirët e ndeshjes.

Madje ai udhëhoqi skuadrën e tij, duke qenë edhe kapiteni i Panathinaikos. Frroku aktivizohet në rolin e mesfushorit para mbrojtjes dhe është i rritur dhe formuar tek skuadra e njohur greke.

Ai ka qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtareve tona të moshave. Ku së fundmi pritet të marrë edhe ftesë nga Shqipëria u-21 e drejtuar nga Alban Bushi.

Endri ÇINARI