Vllaznia pas pak minutash do te luaje ndaj Kastriotit nje ndeshje shume te rendesishme. Nje nga ish- futbollistet e saj, Xhevahir Sukaj ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport” eshte shprehur i bindur se ajo do te marre tre piket ne kete ndeshje.
Ne biseden me gazetarin Andi Gjurgjej, sulmuesi i njohur po ashtu ka deklaruar se Vllaznia nuk del pa trofe nga ky sezon. Por per ta arritur kete objektiv, sigurisht qe se pari i duhet te munde Kastriotin ne ndeshjen qe do te nise ne oren 13.00 ne stadiumin e Kamzez. Ja intervista me Xhevahir Sukajn:
– Vllaznia ne ndeshjet e fundit ne kampionat nuk po arrin te dale tek rezultatet pozitive. Sipas jush ku po calon aktualisht skuadra shkodrane?
Cdo ekip ne cdo vend te botes kalon nje moment krize dhe Vllaznia ishte pjese e krizes keto ndeshjet e fundit. Per te ardhur keq qe erdhi ne nje moment jo te pershtatshem kur kishte mundesi per shkeputje.
– Mungesa e rezultateve vjen dhe nga shenimi i paket i golave. Sipas jush, si duhet te dale ekipi nga ky ngerc?
Behen te gjitha bashke. Normalisht qe te fitosh dhe te pretendosh per titull duhet sistematikisht qe te shenosh. Ketu nuk eshte vetem pjesa e sulmit por eshte e gjithe ekipit. Ekipi del nga ngerci me pak fat dhe me shume perkushtim. Mendoj se sot ndaj Kastriotit eshte momenti per t’u rikthyer tek 3 piket.
– Jane dhe 12 jave nga perfundimi i sezonit. Cfare duhet te ndreqe trajneri Brdaric ne ndeshjet e mbetura dhe cfare i keshilloni atij?
Kampionat ka plot sepse jane dhe 12 ndeshje e keto jane shume dhe duhet pasur kujdes. Trajneri eshte i afte dhe shume i pergatitur dhe e di me se miri se si duhet te vendose ekipin per t’u rikthyer tek rezultatet pozitive. Keshilla ime eshte qe ta lejojne te punoje ashtu sic di ai.
– Te merkuren Vllaznia arriti te kualifikohej per ne gjysemfinale te Kupes se Shqiperise. Jeni optimist se kjo do kete ndikim pozitiv tek ekipi i Vllaznise?
Po, mendoj se do ndikoje pozitivisht. Per mua Kupa eshte shume me afer sepse kane mbetur edhe 2 ndeshje. Ndeshjen me Korabin e kishte detyrim qe te kualifikohet.
– Vllaznia luan sot ndaj Kastriotit ne transferte. Mendoni se ka ardhur koha e duhur qe Vllaznia te rikthehet serish tek fitorja?
Kam besim te plote qe sot do te marrin 3 piket. Ekipi eshte i kompletuar dhe besoj se sot e kalojne ngercin e rezultateve. Eshte shume e veshtire ndeshja me Kastriotin por mendoj se fiton Vllaznia dhe kthehet tek 3 pikeshi.
– Si nje ish-futbollist i ketij ekipi, mendoni se Vllaznia i ka forcat per te patur suksese si ne kampionat dhe kupe?
Pa diskutim qe i ka mundesite per te dyja trofete. Une jam i bindur qe Vllaznia pa trofe nuk del sivjet. Ishalla fiton titullin.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ