Terbuni mposhti 2-0 Korabin ne javen e 30-te dhe zyrtarisht blindoi “play-offin”. Tashme, kane edhe nje shans per te kapur eliten, edhe pse rrugetimi kalon nga tri ndeshje shtese. Pengesa e pare eshte Apolonia, ndeshje qe do te luhet ne transferte per ta.

Nje nga shkodranet e Terbunit, pikerisht mesfushori Alsid Tafili, qe nga faza e dyte e kampionatit, eshte nje nga futbollistet me te rendesishem te ekipit pukjan.

Ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport”, ai tregon per ate qe po kalon te Terbuni, teksa flet edhe per ndeshjen e se shtunes ndaj Apolonise. Ne fakt, te pukjanet eshte nje komunitet shkodranesh, me ne krye trajnerin Elvin Beqiri, qe eshte ne krye te ketij ekipi.

Tafili u shpreh se beson se mund t’ia dalin qe te fitojne ndaj Apolonise, teksa presionin ia kaloi kundershtareve. Ne fund, si ish-futbollist i Vllaznise, nuk mund te mungonte edhe nje koment i tij per sezonin e shkodraneve dhe finalen e Kupes ndaj Lacit.

“E vertete, kemi nje ndeshje te rendesishme, por jo te pamundur per ta kaluar ndaj Apolonise, sepse ne e kemi arritur objektivin tone, duke perfunduar kampionatin ne mesin e tabeles, por edhe duke kapur play-off. Une besoj se presioni eshte te Apolonia, duke e ditur shume mire, se ne i kemi mundur dy here dhe duke e ditur, qe ekipi jone ka nje perberje me shume eksperience. Apolonia do e kete shume te veshtire me ne.

Une kam qene edhe vite me perpara te ekipi i Terbunit. Atehere, isha duke u afirmuar. Puka eshte nje qytet qe te pret mire dhe te perkrah. Jam i kenaqur, sepse realizuam dicka pozitive per klubin.

Padiskutim, trajneri Elvin Beqiri ka meriten kryesore, duke marre edhe mbeshtetjen e drejtueseve per obligime te ndryshme, por edhe perkushtimin e futbollisteve, qe i pergezoj per ate qe kane dhene. Trajneri Beqiri tregoi qe eshte per nje shkalle me lart se Kategoria e Pare.

Besoj duhet te kete vazhdimesi kjo skuader, duke pare edhe seriozitetin e klubit, qe me disa gjera te vogla dhe me pak nderhyrje, mund te realizojne objektiva me te medhaja.

Sigurisht, pas mbarimit, do diskutojme me trajnerin Beqiri dhe drejtuesit per mundesine e vazhdimit, por edhe mundesite qe do shfaqen rruges, por realisht ndjehem mire te ky klub.

Vllaznia? Po, besoj se eshte bere nje pune e mire aty. Normalisht, ka gabime, por edhe oshilacione gjate vitit. Gjithsesi, po u arrit Kupa, qe une ja uroj Vllaznise, sepse e meriton ky qytet, do jete nje sezon pozitiv. E rendesishme eshte qe gabimet e ketij viti, mos te vazhdojne perseri”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori shkodran i Terbunit, Alsid Tafili.
Maringlen ZHIVANI