Nese flasim per futbollin ne Shkoder, nje mbiemer qe ka lene gjurme ne historine e tij eshte padyshim edhe ai “BASHA”. Kjo pasi plot 4 pjestare te nje familje, 3 vellezer dhe 1 nip kane qene pjese e formacionit te Vllaznise per mese 30 vjet rresht.

E ka filluar i madhi, Xhevdeti, per te vazhduar me Zyhdine, Lutfine dhe per ta mbyllur me Çlirimin, nderkohe qe me futbollin jane marre edhe dy pjestare te tjere te kesaj familjes, Besimi dhe Vehbia por pa u ngjitur ne nivele te larta.

Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” Zyhdi Basha ka folur per gjithe rrugetimin e kesaj familje nga fillimi e deri ne fund dhe natyrisht duke u ndalur gjate edhe tek karriera e tij.

Ka qene pjese e nje plejade te shkelqyer sportistesh te viteve ’60-’70 qe e lartesuan emrin e Vllaznise dhe pikerisht prej kesaj, Zyhdia ndjehet jashtezakonisht mire per kontributin e dhene per kete skuader.

“Kam qene me fat te isha pjese e asaj Vllaznie te madhe te atyre viteve, te luaja perkrah emrave te tille si Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Medin Zhega, Paulin Ndoja etj. Jane vitet me te bukura te jetes time”- thote nder te tjera ne prononcimin e tij Zyhdi Basha.

Te plote intervisten e dhene prej tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtuve duke klikuar ne linkun e meposhtem: