Sulejman Starova, duke komentuar rënien e Skëndebreut nga Superiorja, u shpreh se shpërbërja e korçarëve nisi pas dënimit 10-vjeçar nga UEFA.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se sezonin e kaluar, Skënderbeu bëri mrekullinë duke mbijetuar, ndërsa këtë vit kanë vuajtur edhe dëmtimet e shumta.

Të krahasosh Skënderbeun e madh me këtë tani, nuk shkon. Pas dënimit, filloi shpërbërja e Skënderbeut. Sezonin e kaluar bënë mrekullinë dhe ia dolën të mbijetojnë.

Edhe këtë vit kishin të njëjtin objektiv. Bënë pak afrime në merkaton e janarit. Kanë bërë ndeshje të mira, por kanë vuajtur shumë dëmtimet. Vjet bënë mrekullinë, ndërsa këtë vit nuk ia dolën dot, duke parë edhe rivalët. Ishte një rënie logjikë.