Shkodrania Gresi Bajri do të marrë pjesë në turneun “Niksiç Open – Teniss Europe” që zhvillohet në Mal të Zi. Tenistja e kombëtares sonë të femrave nis konkurimin në këtë turne për Kategorinë U-16. Lajmi bëhet me dije nga Federata Shqiptare e Tenisit ku thuhej:

“Tenistja e suksesshme e kombëtares sonë të femrave, Gresi Bajri fillon sot konkurimin në turneun “Niksic Open -Tennis Europe” në Mal të Zi në kategorinë U16.

Shpresojmë që edhe në këtë turne të kemi rezultate të arrira nga Gresi, siç ndodhi dhe javën e shkuar në turneun “Rio Verde Open 2021-Tennis Europe” kategoria U16, në Mal të Zi në datat 12-18 Korrik.

Aty ku arriti të dalë në gjysmë-finale në përballje single dhe në finale në përballje double. I urojmë shumë suksese Gresit në turneun rradhës, ku duket se premton rezultate të tjera të larta”./newsport/