Ne Shqiperi diskutohet shpesh se cili ka qene politikani qe ka bere me shume per sportin. Ka diskutime nga me te ndryshmet, por ideja e pergjithshme eshte se asnjeri nuk ka bere ate qe duhet.

Por krejt ndryshe mendon ish- tekniku i kombetares shqiptare Neptun Bajko. Ne nje interviste te dhene per “tifozet.al” nder te tjera ai ka evidentuar figuren e Aleksander Meksit, si kryeministrin qe ka bere me shume per futbollin.

“Me ish-Kryeministrin Aleksandër Meksi kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Ka qenë i vetmi Kryeministër që, e ndihmonte futbollin dhe nuk ndërhynte. E donte shumë. Ai na krijoi kushte të shkëlqyera për kohën.

Për herë të parë, ekipi Përfaqësues, e quaj kështu se atëherë ne kishim në skuadër vetëm lojtarë shqiptarë, dhe jo si tani që ka dhe kosovarë, Përfaqësuesja jonë mori një dietë prej 70 dollarësh në ditë, me ndërhyrjen direkte të Kryeministrit Meksi.

Ai krijoi një fond të veçantë. Ai ishte një tifoz i çmendur i Partizanit, nëse mund të shprehem kështu. Ishte një njeri i thjeshtë, dhe i tillë mbeti dhe kur u bë Kryeministër. Ai ishte shtetari që, e kuptoi rëndësinë e sportit”.