Vllaznia do të përballet me Linfield në Conference League. Skuadra shkodrane do të përballet me vendin e dytë të Irlandës së Veriut, të cilët janë një emër i njohur në futbollin e atij vendi.

Linfield është skuadra që ka fituar 56-herë titullin kampion në Irlandën e Veriut. Gjithashtu, kjo skuadër ka fituar edhe 44-Kupa në Irlandën e Veriut.

Vlera totale në treg e këtij ekipi është 3.29-milionë euro, teksa vlerën më të shtrenjtë si repart e kanë në mesfushë, e cila vlen 1.51-milionë euro. Linfield renditet në vendin e dytë në kampionat, ndërsa mosha mesatare e ekipit është 25.7.

Kjo skuadër ka në gjirin e vet katër futbollistë të huaj, por nga ana tjetër me ekipin nga Irlanda e Veriut nuk luan asnjë lojtar Kombëtareje. Linfield i luan ndeshjet si vendase në stadiumin “Uindsor Park”, stadium ky me kapacitetin 18.614-vende.
Maringlen ZHIVANI