Ekipet në mbarë Europën po zhvillojnë përgatitjet verore, në kuadër edhe të kupave europiane. Një nga skuadrat që ka zhvilluar një takim miqësor së fundmi është edhe Shkëndija e Tetovës, ekip ku militon edhe futbollisti shkodran, Erald Çinari. Pikërisht 26-vjeçari ka qenë protagonist absolut i tetovarëve në ndeshjen e djeshme miqësore.
Në fitoren 3-2 që arritën kuqezinjtë kundër rumunëve të Petrolul, sulmuesi anësor ishte më i miri i ndeshjes dhe ai që bëri gjithçka. Do ishte ish-futbollisti i Vllaznisë që do hapet shifrat në minutën e 4-tët ku pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës së tij, arrin të dërgojë topin në rrjetë. Rezultati do barazohej shumë shpejt nga Petrolul, ku që në minutën e 6-të shifrat do ishin 1-1.
Por nuk do ndalej me kaq mëngjërashi, i cili pas një aksioni personal prezanton para portës, Miliev. Ku bullgari nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Shifrat do barazoheshin sërish nga rumunët në 2-2, por do ishte “Çinari shou”, ku në minutën e 35-të të ndeshjes pas një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit do i dërgonte shifrat në 3-2.
Kujtojmë që shkodrani u transferua tek Shkëndija në merkaton e janarit dhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut shënoi 8 gola dhe dhuroi 5 asiste në 14 ndeshje. Performanca të tilla kanë rritur edhe interesin nga ekipet e huaja për numrin 7-të. I cili përveç kupave të Europës ku do jetë pjesë e Shkëndijës, do ketë një verë të nxehtë përsa i përket merkatos deri në fundin e saj.
Marinela MATIJA