Takimi i së mërkurës ndaj Partizanit konsiderohet si gjithë këta të fundit shumë i rëndësishëm për Vllazninë.

Padyshim që skuadra shkodrane po kalon një moment të mirë por kalendari i ngjeshur i takimeve ka bërë që të ketë nevojë edhe për rigjenerim forcash.

Ditën e djeshme ekipi e ka patur pushim ndërkohë që ditën e sotme në fakt ka patur vend vetëm për një seancë.

Ajo është zhvilluar paradreke në palestër ndërkohë që pasdite futbollistët janë lënë pushim. Meqenëse në dispozicion për këtë ndeshje është edhe vetëm seanca e së martës, kjo do të thotë se kuqeblutë nuk do kenë shumë kohë ta përgatisin në fushën e stërvitjes këtë takim.

Për këtë arsye, me kërkesën e stafit teknik, klubi Vllaznia ka vendosur që ekipi të grumbullohet sërish dy ditë para ndeshjes së rradhës me të kuqtë.

Pra, pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt “Gardenland Resort” në periferi të Shkodrës për të qëndruar aty deri mesditën e së mërkurës kur do të nisen drejt stadiumit “Loro Boriçi”.

Stadium ku do të luajnë në orën 14.00 të kësaj dite ndaj Partizanit.
© shkodrasport.com