Pavaresisht perpjekjeve, ekipi i futbollit te femrave te Laçit (ish-ekipi Atletik) ka luajtur sot ndeshjen e rradhes ne kryeqytet ndaj Tiranes dhe eshte mundur ndaj tij me rezultatin 5-2.

Kane qene futbollistet bardheblu qe kane shenuar njeri pas tjetrit tre gola ne porten e futbollisteve shkodrane, teksa dy here e ka derguar topin ne rrjete Çoka dhe nje here Kodra. Nderkohe me pas, do te ishte futbollistja Fabiola Caka qe do te shenonte nje gol shume te bukur per Laçin, pas ekzekutimit perfekt te nje goditje denimi.

Pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur ne shifrat 3-1 per Tiranen. Ne fillimin e se dytes ajo do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te futbollistes Ago, duke e thelluar ne kete menyre dhe me shume rezultatin.

Me pas do te ishte rradha e kapitenes Iris Armoku qe do te shenonte golin e dyte per ekipin e Laçit, gol ky qe do te ishte i fundit i ndeshjes qe ne kete menyre u mbyll me fitoren 5-2 ne favor te ekipit te Tiranes.

Duhet thene se ekipi i Laçit, i drejtuar nga trajneri Elis Legata, nuk i ka bere nje nisje te mire kampionatit teksa ende nuk ka provuar shijen e pikeve, megjithate me siguri qe duke filluar nga java e ardhshme ato do te vijne./SHKODRA-SPORT.COM/