Pasditen e se martes Vllaznia dhe Ada jane ndeshur ne nje miqesore ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Ne fund te saj, eshte sigluar rezultati 1-0 per kuqeblute qe golin e vetem e kane shenuar ne minuten e 87-te te ndeshjes me 11-metersh me ane te Karakaçit. Kete miqesore e kishte kerkuar trajneri Rudi Vata per te pare gjendjen e shume futbollisteve te rinj dhe per te krijuar nje ide më të qartë për secilin prej tyre.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me portierin Gjokoviç në portë, për të vazhduar me Danajn, Muçen, Smajlin, Gocajn, Hasanin, Hajdarin, Demën, Tafa, Erkoçeviç dhe Gjinin. Ndërkohë trajneri i velipojakëve Samuel Nikaj kishte hedhur në fushë thuajse formacionin e tij më të mirë me Bishanin, Hotajn, Totën, Isufin, Arën, Ferlushkajn, Dalipin, Linin, Muratin, Pukën dhe Lifjen. Pjesa e parë ka qenë thuajse e barabartë me pak raste shënimi për të dy ekipet dhe për rrjedhojë është mbyllur në barazim 0-0. Në të dytën, trajneri Vata ka preferuar ta ndjekë takimin nga tribuba VIP duke parë më me qetësi futbollistët e rinj në fushë teksa ndihmësi i tij Sinani ka aktivizuar edhe Karakaçin, Shaba, Guri, Kruja, Markolaj, Balaj, Mujeci, Dalipi e Rexhepin. Shumë zëvendësime ka patur edhe tek Ada dhe loja sërish ka qenë e barabartë. Më shumë raste kanë patur natyrisht kuqeblutë që në fund të takimit kanë fituar edhe të drejtën e një 11-metërshi që u kthye në gol nga Karakaçi. Pikërisht ky lojtar por edhe Guri, Markolaj e Balaj kanë qenë lojtarët që i kanë bërë më shumë përshtypje trajnerit Vata dhe me shumë siguri do jenë në vëmendjen e tij për vazhdimësinë. Vllaznia pritet të luajë edhe të shtunën një tjetër miqësore, këtë herë me Besëlidhjen